Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 17 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Presidenca dhe Qeveria kërkojnë mënyrën e koordinimit me faktorët e tjerë para bisedimeve me Beogradin - Koordinimi për bisedimet ende pa ide - Përderisa Qeveria nuk përjashton mundësinë që ambienti i konsensusit gjatë bisedimeve të krijohet edhe me ndonjë mekanizëm të veçantë, presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se institucionet duhet ta udhëheqin procesin. Megjithatë, kreu i shtetit nuk e ka përjashtuar mundësinë që në kuadër të bisedimeve të angazhohen edhe njerëz jashtë koalicionit qeveritar Tituj të tjerë: Thaçi kërkon nga Haradinaj konsensus për interes shtetëror Bukoshit i censurohet polemika me kryeministrin Policë të Kosovës do të patrullojnë në Shqipëri gjatë sezonit veror Hiri i Bekim Fehmiut, në Lumëbardhin e Prizrenit Serbia akuzon për nxitje të urrejtjes mediumet shqiptare - Tre ish-udhëheqësit e RTV Bujanoci, të akuzuar për nxitje të urrejtjes ndërnacionale, në shenjë revolte kundër procesit gjyqësor, sipas tyre tërësisht të pabazë, kanë mbajtur të mërkurën një konferencë shtypi. Shkelet Kushtetuta aty ku ndahet drejtësia "Express" Sherri i Sejdiut - Në LDD ka probleme. Atyre po u ndihmon Presidenti Fatmir Sejdiu. Largimi i njerëzve të krimbur do të vazhdojë, bashkë me reformat e partisë. Këtij operacioni kirurgjik do t'i shpëtojë LDD. Qeverisja në Kosovë është më e keqe se në kohën e komunizmit. Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, flet për Express. Tituj të tjerë: Delli i bashkimit - Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj ia kanë zgjatur dorën njëri-tjetrit, të martën mbrëma. Ata kanë shkëmbyer fjalë kortezie për disa çaste, në një pritje të organizuar nga Ambasadori Chritopher Dell. Të njohur si kundërshtarë të fuqishëm politikë, ata shndërruan në lajm një përshëndetje normale. E bekojnë pas vdekjes - Vetëvrasja e Bekim Fehmiut ka pikëlluar artistët kosovarë. Sulm në mesanatë - Me një granatë dore, në mesnatën e të martës, është sulmuar shtëpia e Kryetarit të Rahovecit, Qazim Qeska. Vendosin për hise në PTK Koment - Heroi Tragjik - Bekim Fehmiu ishte patriot, por jo ashtu siç mediokriteti e kupton patriotizmin. Në këtë vend të çuditshëm, ai refuzoi të bëhej hero, pa qenë edhe tragjik. "Bota Sot" Qeveria ruan 25% të "hises" në aksionet e PTK-së Tituj të tjerë: "Vetëvendosja" do të kthehet në ortek politik - Kurti: Do ta bashkojmë Kosovën me Shqipërinë Beteja kundër korrupsionit, jetike për themelet e Kosovës së re - Behgjet Pacolli i shkruan Piter Feithit Shqiptari që kapërceu kufijtë - Në kujtim të Bekim Fehmiut Takim jozyrtar mes Thaçit dhe Haradinajt Kosova të ushtrojë sovranitetin në të gjithë territorin e saj - Editoriali "Zëri" Kryesuesja e KQZ me dosje të hapura - Valdete Dakaj, kryesuese e re e KQZ, ka dosje të hapura për shkelje të procedurave disiplinore Tituj të tjerë: LDD po pastrohet EULEX me panel për të drejtat e njeriut Skema për përvetësimin e 36 milionë eurove Editoriali - Prishja e matematikës politike - Vendimi i lëvizjes "Vetëvendosje" për të hyrë në garën zgjedhore është një lajm i mirë për shoqërinë kosovare në përgjithësi dhe për skenën politike në veçanti. Korrupsioni hyn edhe në Polici "Lajm" Takim joformal i Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt - Buzëqeshje të akullta Tituj të tjerë: Përjetesisht për Bekim Fehmiun (1936-2010) - Artisti që të pranon një herë dhe të mban një jetë Qeveria nuk komenton deklaratat e Feithit për dorëheqjen e zyrtarëve të dyshuar - Kosova (jo)demokratike Pa hetime të pavarura për rastin e arrestimit të Albin Kurtit - Përfundimtar, raporti zyrtar "Tribuna shqiptare" Një delagcion i partisë çame, asaj për Drejtësi dhe Unitet, viziton Kosovën - Çamëria, sfida e shqiptarëve Tituj të tjerë: Tiranë - Mbështetje Kosovës Prishtinë - Me likuidim shiten 28 asete Shkup - Iliro-Maqedonia - Kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, ka propozuar emrin "Iliro-Maqedonia" për Maqedoninë. Thaçi dhe Haradinaj "thyejnë murin" në mes vete Serbët heshtin Rashkën "Infopress" Bordi i BQK-së e shpërblen vetveten! - Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës bie ndesh me ligjin Tituj të tjerë: Dy varreza në Maqedoni? - Në Maqedoni dyshohet se ekzistojnë dy varreza me shqiptarë të vrarë gjatë luftës së fundit Vendosmëri kundër korrupsionit Patrullim i përbashkët - Policia e Kosovës do të patrullojë bashkë me pjesëtarët e policisë së shtetit shqiptar në akset rrugore në Republikën e Shqipërisë Kodi zgjedhor, plot defekte "Kosova Sot" Hetime për korrupsion në Sekretariatin e Këshillit Gjyqësor Tituj të tjerë: "Vala" e "Telekomi" shiten në dhjetor Thyhet akulli, Thaçi u takua me Haradinajn Ngritja e dollarit u sjell fitime "Ferronikelit" e "Trepçës" Editoriali - Pas vdekjes "Epoka e Re" Tolaj: Fatmir Sejdiu po i blen deputetët me para - Flet sekretari i përgjithshëm i LDD Tituj të tjerë: Na vizituan çamët - Më shumë liri dhe të drejta për shqiptarët që jetojnë në Çamëri Në ditëlindjen e ambasadorit amerikan Christopher Dell, Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj ia zgjasin dorën njëri-tjetrit - Pajtimi politik? Sejdiu në Malavi, Thaçi në Bruksel Testamenti i shkon në vend, Bekim Fehmiu do të prehet në Prizren. /s.s./
KOMENTE