Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prishtine - Dyshime Per Varreza Masive Me Trupat E Kosovareve Ne Maqedoni
English

Prishtine - Dyshime Per Varreza Masive Me Trupat E Kosovareve Ne Maqedoni

PRISHTINË, 17 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Bazuar në dëshmitë e ofruara nga dëshmitarët tek Institucionet përgjegjëse, ka vite që ekzistojnë dyshimet rreth mundësisë së varrezave masive në territorin e Maqedonisë, me trupa të shqiptarëve nga Kosova, të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në një komunikatë lëshuar sot në Prishtinë nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, thuhet se sipas dëshmitarëve, dyshohet për persona të vrarë në Kosovë, trupat e të cilëve janë hedhur në lumin Lepenc dhe bartur përmes lumit në territorin e Maqedonisë, si dhe për persona të vrarë e të vdekur gjatë dëbimit nga vatrat e tyre, gjatë periudhës 1998 - 99. Qeveria e Republikës së Kosovës, në një takim me Qeverinë e Maqedonisë në fund të vitit të kaluar, dhjetor 2009, ka ngritur këtë çështje me qëllim të shqyrtimit të mundësive me të përshtatshme për përshpejtim të proceduarve për fillimin e hetimit, zhvarrosjes, identifikimit dhe kthimit të këtyre trupave tek familjarët e tyre. Edhe gjatë kësaj periudhe kohore Komisioni ndërministror i Republikës së Kosovës për Persona të Pagjetur ka vazhduar konsultimet dhe bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë e vendorë, të përfshirë në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, me qëllim që sa më shpejt të fillojë zhvarrosja, identifikimi dhe riatdhesimi i këtyre trupave. Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës për Persona të Pagjetur i jep mbështetje idesë për formimin e një komisioni apo grupi pune të përbashkët për këtë çështje, që do të përbëhej nga përfaqësues të ministrive të drejtësisë dhe institucioneve tjera të të dy shteteve si dhe nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë. Po ashtu, Komisioni Qeveritar inkurajon dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në këtë çështje të rëndësishme për familjarët e personave të pagjetur dhe institucionet e Republikës së Kosovës. /a.ke/
KOMENTE