Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbi - Kërkimi I Mlladiç Vazhdon
English

Serbi - Kërkimi I Mlladiç Vazhdon

BEOGRAD, 17 qershor /ATSH-ANSA/ - Autoritetet e Serbisë "do të vazhdojnë ta kërkojnë Ratko Mlladiç edhe pas vendimit të djeshëm të familjes për të paraqitur kërkesën për deklarimin e vdekjes së tij", deklaroi sot prokurori serb për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviç. "Një kërkesë e tillë nuk do të na ndalojë në punën për kërkimin e Ratko Mlladiç", deklaroi Vukçeviç për gazetarët në Beograd në prag të një konference rajonale për luftën kundër korrupsionit. "Familja e Mlladiç ka të drejtën për të kërkuar deklarimin e të afërmit të tyre si i vdekur", shtoi prokurori. Një pozicion analog shprehu edhe Dusan Ignjatoviç, shefi i Zyrës qeveritare serbe për bashkëpunimin me Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës (TPI). Sipas tij, nëse analizat e ADN-së dhe metodat e tjera shkencore do të konfirmojnë se Mlladiç ka vdekur, "atëherë proceset gjyqësore për të do të ndërpriten, siç ndodhi në rastin e Slobodan Millosheviç". "Por TPI-ja nuk do t'i ndërpresë hetimet deri sa të ketë prova të pakundërshtueshme", theksoi Ignjatovic. Ratko Mlladiç, ish-gjenerali i serbo-boshnjakëve, kërkohet nga TPI-ja për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit për masakrat e kryera gjatë konflikteve ballkanike të viteve nëntëdhjetë. Akuzat i bëhen kryesisht për rrethimin e Sarajevës gjatë luftës së Bosnjes dhe masakrës së tetë mijë myslimanëve në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë. /e.v/
KOMENTE