Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sistemi mbrojtës raketor amerikan në Evropë, Rumania nis bisedimet
English

Sistemi mbrojtës raketor amerikan në Evropë, Rumania nis bisedimet

Bukuresht, 17 Qershor, NOA – Ndërsa do ta pranonte në muajin shkurt vendosjen në territorin e saj të një sistemi të rikonfiguruar mbrojtës nga raketat amerikane, Rumania tashmë ka nisur bisedimet konkrete me palën amerikane për këtë çështje.

“Jam i lumtur të shpall fillimin formal të negociatave për pjesëmarrjen e Rumanisë në sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë”, tha ministri i Jashtëm rumun, Bogdan Aurescu.

Ndërsa nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Ellen Tauscher, ka deklaruar se gjendet në Bukuresht me delegacionin e SHBA-ve për të biseduar me qeverinë rumune rreth çështjeve të sigurisë, që janë në interes të përbashkët. “Ne besojmë se do të punojmë së bashku për të rritur sigurinë evropiane dhe për të forcuar partneritetin tonë”, tha ajo.

Rumania u bë vendi i parë evropian i cili zyrtarisht pranoi rolin e tij në sistemin e rikonfiguruar mbrojtës nga raketat amerikane, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar siguri se ky sistemi i ri anti-raketor nuk është kundër Rusisë, por kundër atij që e kanë cilësuar si një "kërcënim potencial që mbërrin nga Irani".

Por vetë Moska zyrtare e kishte kundërshtuar planin e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e kapaciteteve mbrojtëse raketore në Poloni dhe Çeki dhe Uashingtoni ishte tërhequr më pas nga ky plan.

Ajo nuk e ka pritur mire qëndrimin pranues të Rumanisë ndaj këtij sistemi.

n.e/NOA

KOMENTE