Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi A, Francë - Meksikë, Fitorja Është Detyrim
English

Sport-Botëror/ Grupi A, Francë - Meksikë, Fitorja Është Detyrim

TIRANË, 17 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Sot në mbrëmje mbyllet raundi i dytë i ndeshjeve në grupin A. Franca dhe Meksika luajnë përballjen vendimtare për fatet e kualifikimit. Të dy ekipet kanë barazuar në ndeshjet e para, përkatësisht Franca me Uruguajin 0-0 dhe Meksika 1-1 me Afrikën e Jugut. Fitorja 3-0 e uruguajanëve dje përballë vendit mikpritës e ka bërë të domosdoshme tripikëshin në sfidën e sotme, si për trikolorët, ashtu edhe për meksikanët. Situata në mjedisin francez nuk është aspak te qetë. "Senatorët" e skuadrës kanë vendosur të "heqin" Gurkufin nga formacioni i parë dhe në vend të tij me shumë mundësi do të luajë Maluda që nga fillimi. Në sulm do të aktivizohet dyshja Henri-Anelka. Kurse tek Meksika gjithçka shkon mirë dhe të gjithë janë në dispozicion të trajnerit Agirre. Ky i fundit mendohet të hedhë në fushë 11-shen e sfidës së parë. Ndërkohë, në orën 16:00, Greqia dhe Nigeria gjejnë njëra-tjetrën në "Free State Stadium" të Blomfonteinit, në sfidën e dytë të grupit B. Të dy përfaqësueset i kanë humbur sfidat e para (përkatësisht 2-0 përballë Koresë së Jugut dhe 1-0 me Argjentinën) dhe sot do synojnë të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim. Francë - Meksikë, formacionet e mundshme: Franca (4-4-2): Lloris; Sagna, Gallas, Abidal, Evra; Ribery, Toulalan, Diaby, Malouda; Henry, Anelka. Trajner: Domenech Mesika (4-3-3): Perez; Aguilar, Rodriguez, Osorio, Salcido; Juarez, Marquez, Torrado; Vela, Franco, Dos Santos. Trajner: Aguirre /s.s./
KOMENTE