English

Sport-Botëror/ Grupi A, Super Fitore E Meksikës, Franca Pothuajse Jashtë Botërorit

- Nëse Meksika dhe Uruguai do të barazojnë midis tyre ndeshjen e fundit, atëherë edhe Afrika e Jugut do të jenë midis të larguarve të kompeticionit -. TIRANË, 17 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Meksika i dha një leksion të pamëshirshëm Francës, me një fitore 2-0 ndaj "gjelave" të Rajmond Domenekut, që janë më pranë se kurrë përgatitjeve të valixheve për t'u kthyer para kohe në shtëpi. Nëse Meksika dhe Uruguai do të barazojnë midis tyre ndeshjen e fundit, atëherë Franca dhe Afrika e Jugut do të jenë midis të larguarve të kompeticionit. Pas një pjesë të parë pa gola, Hernandez shënoi për Mekiskën në minutën e 63-t, ndërkohë që pas një faulli në zonë të francezit Abidal, meksikanët dyfishuan nga pika e bardhë me anë të Blankos në minutën e 81-të. Pas ndeshjeve të dyta renditja në grupin A është kjo: Uruguai (4 pikë), Meksika (4), Franca (1) dhe Afrika e Jugut (1). Grupi A Francë - Meksikë 0-2 Shënues: Hernandez 63', Blanko 81'(p) Franca (4-2-3-1): Lloris; Sagna, Gallas, Abidal, Evra, Diaby, Toulalan, Malouda, Ribery, Govou (Valbuena), Anelka (Gignac). Trajner: Raymond Domenech. Meksika (4-3-3): Perez, Osorio, Moreno, Rodriguez, Salcido, Juarez (Hernandez), Marquez, Torrado, Dos Santos, Franco (Blanco), Vela (Barrera). Trajner: Javier Aguirre.
KOMENTE