Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi B, Tripleta E Higuain I Jep Kualifikimin Argjentinës
English

Sport-Botëror/ Grupi B, Tripleta E Higuain I Jep Kualifikimin Argjentinës

RANË, 17 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Argjentina ka siguruar kualfikimin nga grupi B pas fitores 4-1 të arritur sot ndaj skuadrës së Koresë së Jugut. Pjesa e parë e takimit ka pasur një dominim të Argjentinës në fushë. Argjentina ka kaluar në epërsi në minutën e 15'të me anë të një autogoli të shënuar nga Park C.Y. Skuadra e Maradonës ka thelluar epërsinë kundër Koresë, duke shënuar golin e dytë, me anë të asit të Real Madridit, Higuain, në minutën e '33 të ndeshjes. Ndërkohë, Korea e Jugut ka arritur që të ngushtojë rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë të takimit, pas një gabimi në mbrojtje të Argjentinës me anë të Lee C. Y, por Argjentina arriti të dominoje sërish lojën në pjesën e dytë. Ka qenë sërish sulmuesi Higuain ai që ka shënuar edhe dy herë të tjera në portën koreanojugore. Goli i tretë erdhi pas një aksioni personal të Lionel Mesit dhe topi i goditur në shtyllë prej këtij të fundit u shty në rrjetë nga Higuain. Ndërsa goli i katërt erdhi pas një aksioni model ku Mesi pasoi në krah për Agueron, i cili dha një asist për Hguain që me kokë shënoi golin e katërt për ekipin dhe të tretin personal. Kjo fitore e ngjit Argjentinën në krye të grupit B në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Korea e Jugut mbeti në vendin e dytë me 3 pikë. Ndërkohë, në orën 16:00, Greqia dhe Nigeria gjejnë njëra-tjetrën në "Free State Stadium" të Blomfonteinit, në sfidën e dytë të grupit B. Të dy përfaqësueset i kanë humbur sfidat e para (përkatësisht 2-0 përballë Koresë së Jugut dhe 1-0 me Argjentinën) dhe sot do synojnë të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim. /a.ke/
KOMENTE