Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Merkato/ Migen Memelli Firmos Me Arabët E Al Faysaly
English

Sport-Merkato/ Migen Memelli Firmos Me Arabët E Al Faysaly

- Sulmuesi do të përfitojë, sipas agjentit te FIFA-s, Sokol Haxhia, 320 mijë USD. Menaxheri Halili: "Klubi arab u bind nga DVD, por edhe nga fakti që Memelli ka luajtur në Suedi e Norvegji" - TIRANË, 17 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Sulmuesi pogradecar, Migen Memelli, firmosi një kontratë 1-vjeçare me klubin nga Arabia Saudite, Al Fayslay of Harma. Ish-sulmuesi i Tiranës dhe Flamurtarit (15 gola sezonin e kaluar) do të përfitojë 320 mijë dollarë në vit, plus lehtësirave të tjera (apartament, makinë). "Memelli do të përfitojë bonuse për fitore dhe për çdo gol që do të shënojë", tha sot për ATSH-në menaxheri i lojtarit, agjenti i FIFA-s, Sokol Haxhia. "Për Memellin klubi arab kishte parë shumë DVD, dhe fakti që ai në dy sezonet e fundit ka shënuar një numër të madh golash, plus dhe faktit, që ka qenë golashënuesi më i mirë dy sezone më parë (2008-2009), ishte një plus i madh për të", - tha Haxhia, menaxheri që ka ndërmjetësuar edhe transferimin e sulmuesit tek Bran Bergen (në Norvegji) dhe Gais (në Suedi)./s.s./
KOMENTE