English

Topi: Bekim Fehmiu, simbol i virtuozitetit aktorial

Tiranë, 17 Qershor, NOA – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjarëve të aktorit të madh Bekim Fehmiu për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur.

“Në kujtesën e kombit shqiptar Bekim Fehmiu është skalitur me tiparet e një aktori të jashtëzakonshëm, me elegancën dhe virtuozitetin aktorial, si dhe me fisnikërinë e botës së tij të brendshme dhe individualitetin burimor, të cilat e vendosën atë në majat e kinematografisë botërore dhe njëkohësisht të krenarisë sonë kombëtare”, shkruan kreu i shtetit.

Topi: Bekim Fehmiu, simbol i virtuozitetit aktorial

Sipas tij, lajmi për humbjen e këtij njeriu të shquar, i cili me artin e tij përjetësoi në mënyrë unikale heronj e karaktere nga më të spikaturat në kinematografinë botërore hidhëroi miq, kolegë, adhurues të artit të tij skenik, shkaktoi dhimbje e keqardhje për artdashësin shqiptar dhe adhuruesit e kinemasë anë e mbanë botës, po ashtu krijoi një boshllëk shpirtëror tek të gjithë ata, të cilët e njihnin dhe ndanin me Bekim Fehmiun të njëjtat vlera artistike e njerëzore.

n.e/NOA

KOMENTE