English

Topi Dekreton Ligjin "Për Akcizat"

TIRANË, 17 Qershor/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi sot shpalljen e disa shtesave dhe ndryshimeve në ligjin "Për akcizat". Këto ndryshime të miratuara në Kuvend në seancën e 3 qershorit synojnë rishikimin e listës së mallrave me akcizë dhe mirëpërcaktimin e masave në rastet e shkeljeve, kundërvajtjeve dhe sanksionet të përcaktuara në ligjin ekzistues të akcizave. Gjithashtu, Kreu i shtetit dekretoi sot dhe disa projektligje të tjera të miratuara së fundi nga Kuvendi, si ratifikimin e konventës ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe Qeverisë së Republikës së Estonisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat, aderimin e Shqipërisë në "Marrëveshjen për mbrojtjen e ndërsjellë të teknologjive sekrete në fushën e mbrojtjes dhe për të cilat është bërë aplikimi i patentës", si dhe aderimin e Shqipërisë në marrëveshjen e NATO-s "Për komunikimin e informacionit teknik për qëllime të mbrojtjes"./a.s//n.m/
KOMENTE