English

Topi: Ndarja Nga Jeta E Ulvi Vehbiut, Humbje E Madhe Për Psikiatrinë Shqiptare

- Presidenti Topi ngushëllon familjarët e psikiatrit Ulvi Vehbiu - TIRANË, 17 Qershor/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjes së psikiatrit të shquar, Ulvi Vehbiu, i cili ndërroi jetë dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas zyrës së shtypit pranë presidencës, në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit shprehet se kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët, por për mbarë psikiatrinë shqiptare. "Puna e tij e palodhur dhjetëravjeçare, kontributi në fushën e psikiatrisë, humanizmi dhe arritjet e tij mjekësore e shkencore, të cilat kapërcyen kufijtë e Shqipërisë, do të mbeten të pashlyeshme në kujtesën tonë dhe të të gjithë njerëzve që patën fatin e madh ta njohin Doktor Vehbiun dhe të ndiejnë përkujdesjen e tij të pashembullt", thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentit Topi. Mjeku psikiatër, Ulvi Vehbiu, u lind në Gjirokastër në 31 maj të vitit 1931. Pasi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e lindjes ai vijoi studimet për mjekësi në Universitetin "Lomonosov" të Moskës. Në lëmin e kërkimeve shkencore, ai ishte shumë aktiv me disa botime në këtë fushë dhe me pjesëmarrjen në konferenca, simpoziume dhe kongrese të psikiatrisë jashtë vendit./m.m/s.s./
KOMENTE