English

Afrikë e Jugut 2010, mbështetësit e Koresë së Veriut ishin “Made in China”

Afrikë e Jugut, 18 Qershor NOA - Etiketimi fals “Made in China” ka lënë shenjën e tij dhe në këtë Botëror të Afrikës së Jugut. Ata, që mbështeten Korenë e veriut në stadiumin e Johanesburg dhe luftuan, me të ftohtin, zhurmën e vuvuzela-ve dhe legjendarët e Brazilit, ishin tifozë të marrë hua.

Zhurma e madhe që krijon në mbështetje të ekipit Korean nuk vinte nga vendasit e këtij shteti, por nga kinezët.

Mijë, e zhurmshme dhe të gjithë në mënyrë rigoroze kineze. Kështu sipas të përditshmes spanjolle “Sport” ata ishin shtetas kinezë të marrë hua nga Koreja e Veriut duke theksuar se ishin tifozë të rremë me profesion aktorë, të cilët ishin ofruar vullnetarë për Komitetin e Sporteve të Koresë së Veriut.

r.b/NOA

KOMENTE