Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet i kërkuari i “Bandës së Zani Çaushit”, bllokonte rrugët në protestat e PS
English

Arrestohet i kërkuari i “Bandës së Zani Çaushit”, bllokonte rrugët në protestat e PS

Tiranë, 18 Qershor 2010 NOA – Një person i kërkuar i cili në protestat e muajit maj ishte shfaqur në bllokimin e rrugëve që organizoi Partia Socialiste, është arrestuar sot nga Policia e Shtetit, konfirmoi Ministria e Brendshme.

Skerdian Bajrami, lindur në Vlorë dhe banues në Kamëz, Tiranë, është dënuar me pesë vjet heqje lirie, në procesin gjyqësor ndaj “Bandës së Myrteza Çaushit” i njohur si “Zani i Vlorës”.

Sipas Ministrisë së Brendshme, Bajrami, ishte akuzuar për një sërë krimesh të rënda.

Arrestimi i Bajramit u krye nga forcat e operacioneve speciale të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe policia e Komisariatit nr 5 në kryeqytet.

Mësohet se Bajrami ka qenë një prej personave më aktivë në bllokimin e rrugëve nacionale përgjatë protestave të majit të këtij viti, që organizoi opozita në përpjekje për të hapur kutitë e votimit të zgjedhjeve të vitit që shkoi.

r.n/NOA

KOMENTE