Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ina Rama: Po shtohen hetimet për para të pista dhe zyrtarë të lartë të korruptuar
English

Ina Rama: Po shtohen hetimet për para të pista dhe zyrtarë të lartë të korruptuar

Beograd, 18 Qershor, NOA – Megjithëse njësitë e përbashkëta hetimore të ngritura nga Prokuroria e Përgjithshme kanë një periudhë të shkurtër që ushtrojnë aktivitetin e tyre, treguesit e punës janë pozitivë dhe premtues.

Një fakt të tillë kryeprokurorja shqiptare, Ina Rama, e ka bërë me dije gjatë një konference në Beograd, pjesë e projektit rajonal në Ballkan Proseco, me temën “Luftimi i Korrupsionit në Europën Jug-Lindore: Sfidat bashkëkohore”.

Kështu, ajo ka raportuar se ka një rritje të numrit të rasteve të hetimit të krimit financiar, korrupsionit, krimit kompjuterik dhe pastrimit të parave, por edhe raste të rritjes së numrit të hetimeve dhe dënimeve për korrupsion të zyrtarëve, të zgjedhurve vendore, prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ndër të tjera, prokurorja e Përgjithshme shqiptare shtoi se institucioni që ajo drejton i ka kushtuar rëndësi forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë, shkëmbimit të eksperiencave në luftën kundër korrupsionit duke e konsideruar këtë luftë si një sfidë të ditëve që jetojmë.

“Vëmendje të veçantë, - u shpreh Prokurorja e Përgjithshme, - i kemi kushtuar dhe hetimit të rasteve për veprën penale të pastrimit të parave, ku janë arritur rezultate falë bashkëpunimit dhe koordinimit të mirë të punës ndërmjet FIU, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme”.

Bëhet me dije se takimin në fjalë e ka përshëndetur edhe vetë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ndërsa ka përcjellë përvojën serbe duke u përqendruar në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit sot, një problem ky me të cilën ndeshet gjithë rajoni i Ballkanit në tërësi.

n.e/NOA

KOMENTE