Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar Pasqyra E Shtypit Shqiptar Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar Pasqyra E Shtypit Shqiptar Pasqyra E Shtypit Shqiptar

tujt kryesorë të gazetave të publikuara ditën e premte, në shtypin shqiptar: Gazeta "Shqip": REKLAMAT, QEVERIA UL TAKSTAT E BASHKISË SË TIRANËS Pa mbushur një javë nga deklarata e Kryeministrit se Bashkia e Tiranës aplikon taksa të larta dhe se do të ndërhyjë për t'i ulur, Ministria e Financave përgatiti draftin për miratim në qeveri. Bëhet fjalë për disa ndryshime në projektligjin "Për sistemin e taksave vendore", pikërisht te neni 35, që flet për tarifat e tabelave që vendosin subjektet private si identifikim apo reklamat anash rrugës, etj. Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete; Zbulohet organizata e agjentëve sekretë të rremë Rrëfim i aktorit të njohur, Enver Petrovci / "Bekim Femiu vuante mediokritetin që e rrethonte" Shtëpitë pa leje / Fadromat e ndërtimorëve priten me armë në Vlorë Gazeta "Shekulli": KRIZA, PSE DËSHTUAN NEGOCIATAT PS-PD Prapaskenat e që çuan në dështimin e negociatave, takimet e fshehta mes PS e PD. Paraditen e djeshme, ishte kryetari i grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi, i cili gjatë fjalës së tij të mbajtur në Parlament, bëri të ditur se dy raunde negociatash nuk përfunduan me sukses, për shkak të tërheqjes së Partisë Demokratike. Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete; Diplomat false, dyshime për tek Juridiku Hetimi / Studentet, 200 euro për seks me klientët VIP Gjykata / Dëshmia e Korinit për rrahjen e vajzës "Gazeta Shqiptare": KATOLIKËT SHQIPTARË: TË LEJOHET KRYQI NË SHKOLLA Kisha shqiptare apel Strasburgut: Është simbol, jo pengesë. Nuk përjashtojmë askënd nga simbolet fetare. Letra e Ipeshkëve shqiptarë, para vendimit që do të marrë në 30 qershor gjykata ndërkombëtare ndaj rekursit të qeverisë italiane. Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete; Këngëtari dhunues, Erion Korini: E rraha të dashurën, më detyruan rrethanat Këngëtarja: Shuhet "Mrika" shqiptare, 82-vjeçarja Florinda Gjergji Botërori: "Bum" i basteve dhe i reklamave, 30 sekonda në finale 2400 euro Gazeta "Koha Jonë": RAMA HUMB SHANSIN TË HAJË DARKË ME BERISHËN Kreu i Grupit Parlamentar socialist tha se ekspertë të PD-PS, kanë vijuar në emër të Berishës dhe Ramës, negociatat me ndërkombëtarët në Bruksel. Flet edhe Rama: I vetmi njeri që sot s'do ta dëgjojnë kambanën e partnerëve, është Berisha. Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete; Tabelat në autostradë, burim abuzimi dhe aksidentesh Integrimi: Kreu austriak i PPE: Kryeministri Berisha është njeriu i duhur Të gjithë emrat: Lista e plotë e aplikantëve për punësim sezonal në Greqi Gazeta "Panorama" PD-PS, SI DËSHTUAN NEGOCIATAT NË BRUKSEL Ruçi-Berisha përplasen në Kuvend. Ekspertët e PD dhe PS dështuan përfundimisht të hënën e kaluar për të arritur një marrëveshje gjatë negociatave në Bruksel... Zëdhënësja e Fyle: "Keqardhje për dështimin, zgjidhja në dorë të Berishës e Ramës". Më poshtë vijojnë disa nga titujt e kësaj gazete; Shembja e ndërtimeve pa leje, plumba ndaj Policisë Ndërtimore në Pyllin e Sodës Berat / Pronësia bllokon urën e Goricës me litar Korrupsioni / Zbardhen përgjimet për kryeinspektorin e karburanteve
KOMENTE