English

Prezantohet evenimenti “Nata e bardhë e kulturës shqiptare” në Lezhë

Tiranë, 18 qershor, NOA - Universiteti Europian për Turizmin prezantoi sot nisjen aktivitetit që do të zhvillohet në Lezhe me temë, “Nata e bardhë e kulturës”. Në një takim të zhvilluar sot në “Tirana Internacional”, rektori i universitetit Prof. Dr. Salvatore Messina, prezantoi pikat kryesore të aktivitetit dhe qëllimet që synon ai.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha, vlerësoi në fjalën e tij se ky aktivet do të sjellë një zhvillim cilësor të turizmit.

Ai u ndal në faktin se ky aktivitet synon të rrisë turizimin duke u ndalur, jo vetëm në bukuritë natyrore, por edhe në pjesën historike të vendit.

Klodjan Pajuni, Drejtor i Turizmit dhe Kulturës, në Ministrinë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, vlerësoi nismën e Universitetit Europian për Turizimin, duke e cilësuar atë si një ngjarje që vë në pah vlerat më të mira të kulturës së kësaj zone.

Ai theksoi se aktivitete të tilla i shërbejnë njohjes së kulturës nga të huajt, por edhe ndërgjegjësimit të qytetarëve vendas për pasuritë që kanë.

m.xh/NOA

KOMENTE