Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Regjistrimi i popullsisë, Lohan: Të numërohen mirë shqiptarët që janë jashtë
English

Regjistrimi i popullsisë, Lohan: Të numërohen mirë shqiptarët që janë jashtë

Tiranë, 18 Qershor, NOA – Për të patur një proces sa më të plotë dhe të dobishëm të regjistrimit të popullatës, duhet që të përcaktohen në mënyrë sa më të saktë jo vetëm shqiptarët që jetojnë brenda territorit të Shqipërisë, por edhe ata që ndodhen jashtë tij.

Kështu është shprehur kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, në një takim të posaçëm zhvilluar mes ekspertëve të insitucioneve përkatëse, të cilët do të përfshihen në procesin e ardhshëm të regjistrimit të popullsisë shqiptare.

Më tej, ai tha se ekspertët gjatë regjistrimit të ri të popullsisë duhet të tregojnë mjaft kujdes edhe me identifikimin e pakicave kombëtare dhe minoriteteve kombëtare në vend, duke realizuar pyetësorë sa më korrektë rreth tyre, në mënyrë që të zbulohet në mënyrë sa më të saktë prania e vërtetë e tyre në territorin shqiptar.

Pa harruar të shtojë se në këtë proces, mjaft e rëndësishme mbetet edhe ruajtja e privatësisë së të dhënave të personave.

“Duhet menduar si një proces sa më i rëndësishëm dhe prandaj duhet që të jetë një proces sa më i saktë, në mënyrë që të sjellë rezultatet e dëshiruara”, konsideroi përfaqësuesi i lartë evropian.

Duke shtuar se mjaft aktorë janë të përfshirë në këtë projekt, si një garanci për këtë proces dhe fushatën sensibilizuese që duhet të bëhet para realizimit të tij.

n.e/NOA

KOMENTE