English

Shba: Irani Është Në Gjendje Të Lëshojë Qindra Raketa Kundër Evropës

UASHINGTON, 18 qershor /ATSH-AFP/ - Irani është në gjendje të ndërmarrë një sulm kundër Evropës me qindra raketa, gjë që e ka çuar SHBA-në të rishohë sistemin e mbrojtjes antiraketë, theksoi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates. Shtëpia e Bardhë vendosi në muajin shtator 2009 të ndërmarrë një projekt për sistemin antiraketë në Evropë i përqendruar në hedhjen e raketave iraniane me rreze të gjatë veprimi, për një sistem mbrojtës për aleatët e NATO-s nga raketat balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi. "Një nga elementët e dhënë nga shërbimet sekrete kontribuoi në marrjen e vendimit për të ndryshuar sistemin e mbrojtjes antiraketë nëse Irani do të ndërmarrë një sulm me raketa kundër Evropës'', theksoi Gates gjatë një fjalimi në Senat./ /ec/ a.jor.
KOMENTE