English

Sot është dita më e lumtur e gjithë vitit

Milano, 18 qershor, NOA - Sot është dita më e bukur e vitit dhe jo kjo me hamendësi, por nëse aplikojmë formulën e lumturisë, e llogaritur nga një lektor i universitetit Cardiff, në bazë të gjërave që na bëjnë të lumtur, të tilla si dita e gjatë, lulet e harlisura, apo kujtimet e fëmijërisë të lidhura me verën.

Të gjitha këto ndjenja arrijnë kulmin e tyre sot, e cila është e premtja e tretë e qershorit dhe me të vërtetë dita më e lumtur e vitit, sipas profesor Cliff Arnall, i cili tani drejton qendrën Cardiff për të mësuarit e përjetshëm.

"Formula e lumturisë" e shpikur prej tij, me (O) shënon ndjesitë, me (N) elementin natyror, shumëzuar me ndërveprimin shoqëror (S) dhe kujtimet e fëmijërisë gjatë verës (CPM), të gjitha të ndara me temperaturë (T ), plus zemërimin (A).

Një llogaritje ndoshta jo e lehtë, e cila, megjithatë, të çon në rezultatin e "kënaqësisë totale", e cila arrihet vetëm sot, me formulën përkatëse “O+(NxS)+Cpm/T+He”.

“Këshilla më e mirë që unë mund të jap në këtë ditë është që të punohet më pak dhe të shpenzohet më shumë kohë me një të dashur, sepse kjo e bën vërtet një jetë të lumtur", thotë shpikësi i kësaj formule.

Ndërkaq, duhet patur parasysh se e premtja e tretë e qershorit, njihet si dita më e lumtur e vitit gjithashtu në Angli, Algjeri apo edhe Afrikë e Jugut, banorët e të cilëve kanë një lloj sugjestioni ndaj ditës së sotme.

Dhe në qoftë se e premtja e 18 qershorit konsiderohet si dita më e lumtur e 2010-ës, 18 janari ishte më e zymta, ajo që na bënte më të trishtë se kurrë, sipas profesor Arnall.

n.e/NOA

KOMENTE