Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Serbia, Sfida Ndaj Gjermanisë Shansi I Fundit Për Kualifikim
English

Sport-Botëror/ Serbia, Sfida Ndaj Gjermanisë Shansi I Fundit Për Kualifikim

TIRANË, 18 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Gjermania e Serbia vijnë në duelin e sotëm, pas dy tablove krejt të kundërta që dhanë në ndeshjet e para. Falë 3 pikëve që ka më shumë se serbët, skuadrës së Loev mund t'i mjaftonte edhe një barazim, përderisa do presin direkt Ganën (aktualisht po 3 pikë) në ndeshjen e fundit të grupit dhe mund t'i lajnë aty llogaritë për vendin e parë. Nga ana tjetër, skuadra e Antic do të kthehej në garë për kualifikim vetëm me një fitore. Aspak i prirur nuk duket trajneri Loev për të bërë ndryshime nga ajo skuadër që gjunjëzoi Australinë në ndeshjen e parë. Sulmuesi që duhet ta nisë nga stoli, Kakau duhet të bëjë kujdes për të mos marrë karton të verdhe, pasi do të pezullohej përderisa e ka një të tillë. Formacioni i mundshëm pritet të jetë (4-2-3-1): Neuer, Lahm, Mertesacker, Friedrich, Badstuber; Schëeinsteiger, Khedira; Mueller, Ozil, Podolski; Klose Tek Serbia i skualifikuar është mbrojtësi Lukoviç, i cili doli me karton të kuq ndaj Ganës. Zëvendësuesi i tij do të jetë Neven Subotic. Kuzmanoviç duhet të luajë në vend të Milijas në qendër të mesfushës, ndërsa Danko Lazoviç mund të preferohet ndaj Pantelic, ose Zigic në sulm. Formacioni i mundshëm (4-4-2): Stojkovic, Ivanovic, Vidic, Subotic, Kolarov; Krasic, Stankovic, Kuzmanovic, Jovanovic; Zigic, Lazovic Gjermania dhe Serbia s'janë përballuar kurrë me njëra-tjetrën në Botëror, por përfaqësueset e tyre të mëparshme, Gjermania Perëndimore dhe Jugosllavia kanë një histoi të gjatë në evenimentin e FIFA. Dy vendet janë ndeshur gjashtë herë nga 1954 deri 1998, me gjermano-perëndimorët që kanë 4 fitore. Suksesi i vetëm jugosllav erdhi në çerekfinalen e 1962 në Kili. Në 6 ndeshje të luajtura numërohen 4 fitore të Gjermanisë Perëndimore, 1 barazim, 1 fitore e Jugosllavisë; golaverazhi është 11-4 për gjermanët, ndërsa ndeshja e fundit mes ekipeve është në Francë 1998, ku fiksuan një barazim 2-2. - Mundësitë (në %) sipas mesatares së agjencive të basteve: 50% 1 25% X 25% 2 - Statistika që duhen ditur - Gjermania ka pësuar 7 gola në tre ndeshjet e fundit të Botërorit përballë ekipeve ballkanike: 1-2 ndaj Bullgarisë në 1994; 2-2 me Jugosllavinë dhe 0-3 me Kroacinë në 1998. - Gjermanët kanë fituar më shumë ndeshje ndaj ish-Jugosllavisë se çdo ekip tjetër: 4 - Serbia ka humbur të katërta ndeshjet e Botërorit të luajtura që pas ndarjes së re të shtetit - Serbët kanë pësuar tre gola me penallti në 2 ndeshjet e fundit të Botërorit - Pesë nga shtatë golat e fundit që serbët kanë pësuar në Botëror kanë ardhur në 15 minutat e fundit të lojë. - Ballkanasit kanë marrë tre kartonë të kuq në 4 ndeshje të turneve nderkontinentalë - Me golin ndaj Australisë, Miroslav Klose (11) është tashmë vetëm 4 gola prapa Ronaldos, përsa i takon rekordit prej 15 golash nëpër Botërorë. - Klose e kishte golin e shtatë me kokë në një Botëror: Asnjë lojtar tjetër nuk ka shënuar kaq shumë, në këtë mënyrë. /a.ke/
KOMENTE