Strauss-Kahn: Kam Shumë Besim Në Ekonominë Spanjolle Ne Terma Afatmesme Dhe Afatgjata
					  MADRID, 18 qershor /ATSH-AFP/ - Drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, (FMN), Dominique Strauss-Kahn shprehu sot "besim të fortë" lidhur me perspektivën e ekonomisë spanjolle në "terma afat mesme dhe afatgjata", pas një takimi në Madrid me kryeministrin Jose Luis Rodriguez Zapatero.
     "Kam shumë besim në perspektivën e ekonomisë spanjolle në terma afatmesme dhe afatgjata, me kusht që përpjekjet e nevojshme të realizohen plotësisht", u shpreh ai gjatë një konference për shtyp.
     "Ajo që shoh aktualisht është se këto përpjekjet janë në zbatim e sipër", theksoi kreu i FMN-së lidhur me masat për reduktimin e deficitit publik dhe reformave strukturale të bëra publike nga qeveria spanjolle.
     Drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar cilësoi veçanërisht ''thelbësore'' reformën e tregut të punës të publikuar të mërkurën nga qeveria socialiste spanjolle, ku vuri theksin dhe cilësoi "të pabesueshme" rritjen e shpejtë të normës së papunësisë në Spanjë në çdo përballej me një krizë./
/i.p/ 				
				
				
