Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi i ACIT: Kriza globale, ndikoi mjaft te sektori fason në Shqipëri
English

Studimi i ACIT: Kriza globale, ndikoi mjaft te sektori fason në Shqipëri

Tiranë, 18 qershor, NOA - Qendra Shqiptare për Konkurueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT) bëri sot publike gjetjet e një studimi të mbështetur nga Fondacioni Soros mbi impaktin social të krizës në Shqipëri.

Në takim merrnin pjesë përfaqësues të bizneseve fason, të shoqërisë civile, akademikë dhe media, duke u përshëndetur edhe nga zv/ministri i Jashtëm, Selim Belortaja.

ACIT e fokusoi këtë studim tek sektori i fasonistëve, i cili jo vetëm është thelbësor për ekonominë dhe eksportet shqiptare, por gjithashtu punëson një pjesë të konsiderueshme të popullatës, ku përllogariten mbi 80.000 punëtorë. Qëllimi i studimit ishte të eksploronte situatën ekonomike në Shqipëri pas krizës globale, duke qartësuar mekanizmat e transmetimit të efekteve negative dhe duke identifikuar pasojat e krizës në biznesin fason dhe dimensionin social të tij.

E gjithë kjo sipërmarrje ka si synim të informojë dhe ndërgjegjësojë aktorët e ndryshëm ndaj pasojave të krizës.

Gjithashtu, me anë të disa rekomandimeve dhe propozimeve, studimi kërkon të tërheqë vëmendjen mbi formulimin e disa zgjidhjeve dhe politikave qe do të zbutnin impaktin e krizës duke ndihmuar dhe mbështetur këtë sektorë e këto shtresa.

Pas një pune kërkimore në shifrat dhe politikat zyrtare, pjesë thelbësore e studimit ishin dy pyetësorë: një për fasonistët dhe tjetri për të punësuarit e këtyre bizneseve.

Këto kategori u përfaqësuan nga 77 biznese dhe 225 punonjës të shpërndarë në tre qytete të ndryshme: Tiranë, Korçë, Shkodër.

Pyetësori për kompanitë u përqendrua kryesisht tek performanca e tyre ekonomike në kohën e krizës, në terma shitje, financash, punësimi, etj.

Rreth 57% e kompanive deklaroi që kishte patur rënie të shitjeve gjatë vitit 2009. Përafërsisht e njëjta shifër reflektohej edhe në tremujorin e parë të 2010 (58%).

Përsa i përket rezultatit financiar, rreth 55% e kompanive të pyetura deklaron që norma e fitimit është ulur ndjeshëm gjatë vitit 2009. Të pyetur mbi shkaqet e këtyre rezultateve, përfaqësuesit e kompanive shprehen se faktorë kryesorë janë rënia e kërkesës në tregjet e eksportit, rritja e kostove të prodhimit dhe mosrespektimi i kontratave nga ana e partnerëve të huaj.

Edhe pse në përgjithësi kompanitë kishin pritshmëri pozitive dhe optimiste për vazhdimin e vitit 2010, ndërkohë kanë marra disa masa në reagim të kësaj krize, si: kërkimi për tregje të reja, përmirësim i cilësisë dhe imazhit të produktit, pakësim i forcës punëtore dhe kredi shtesë ose ristrukturim i kredive ekzistuese. Ajo cka shumica e kompanive kërkonte nga institucionet shtetërore ishte mbështetja në tregjet ndërkombëtare me anë të marketingut, mbështetja për kreditim dhe lehtësirat fiskale.

Përgjigjet e marra nga pyetësori i punëtorëve reflektuan gjithashtu prezencën e krizës. Kështu, 24% e të anketuarve deklaroi se kishte patur rënie të të ardhurave personale gjatë vitit 2009.

Ndërsa për tremujorin e parë të 2010 kjo shifër shkonte në 46%. Rënia mesatare e të ardhurave ishte rreth 18%. 71% mendojnë se kanë patur një ulje të standardit të jetesës dhe 41% prej tyre deklarojnë se kanë patur vështirësi në pagesat e shërbimeve (drita, ujë, etj.).

Sipas tyre, shkak për këtë është në radhë të parë rritja e cmimeve të produkteve ushqimore (82%). Shkaqe të tjera janë rritja e energjisë elektrike, e ujit dhe e kostove të shërbimeve shëndetësore. n.e/NOA

KOMENTE