Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: 2010, Viti I Integrimit Të Shqiptarëve
English

Topalli: 2010, Viti I Integrimit Të Shqiptarëve

- Kryetarja e Kuvendit takon kryetarin e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Dacin - TIRANE, 18 Qershor/ATSH/.- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vlerësoi sot gjatë takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, arritjet që Kosova po shënon në ngritjen e institucioneve demokratike dhe ligjore të saj. Ajo tha se ky vit, si kurrë më parë, është në favor të shqiptarëve, pasi Shqipëria, anëtare e NATO-s është në prag të liberalizimit të vizave dhe zhvillimet e përkrahja e institucioneve ndërkombëtare ndaj Kosovës janë inkurajuese. Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se z. Daci shprehu mirënjohjen për angazhimin e jashtëzakonshëm të diplomacisë parlamentare dhe Kryetares së Kuvendit, në mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare. "Falenderojmë Shqipërinë, parlamentin dhe të gjitha institucionet për mbështetjen që na kanë dhënë dhe që ne e dëshirojmë në vijimësi, për procesin shtetformues të Kosovës, pasi ende ky vend, ka mungesa në kapacitetet institucionale", u shpreh Daci, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës. Biseda u përqëndrua edhe në situatën politike në Shqipëri, ku kryeparlamentarja theksoi se "një opozitë e përgjegjshme, është një garanci për qeverisje të mirë, në shërbim të interesave publike". Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se "detyra e minorancës është të bëjë opozitë ndaj pushtetit, e jo opozitë kundër shtetit". Kryetarja e Kuvendit e njohu z. Daci me punën e Kuvendit gjatë këtij viti, duke vënë në dukje se ky institucion ka miratuar mbi 170 ligje e marrëveshje, ku disa prej tyre kanë qenë të lidhura direkt me liberalizimin e e vizave dhe të tjerat në mbështetje të ekonomisë dhe zhvillimit të vendit. "Është e dhimbshme që opozita nuk u bashkua me punën e Kuvendit në këto muaj vendimtarë për lëvizjen e lirë të shqiptarëve", tha Kryetarja e Kuvendit./a.s/s.s./
KOMENTE