Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan - Hillary Clinton Siguron Se Koalicioni Po Bën Përparime
English

Afganistan - Hillary Clinton Siguron Se Koalicioni Po Bën Përparime

UASHINGTON, 18 qershor /ATSH-AFP/ - Koalicioni ndërkombëtar i angazhuar në luftën në Afganistan "po bën përparime", u shpreh sot Hillary Clinton, shefja e diplomacisë amerikane. "Mendoj se po bëjmë përparime. Është e gabuar të thuhet se nuk ka arritje", deklaroi ajo në një konferencë të përbashkët shtypi me homologen daneze Lene Espersen. Policia dhe ushtria afgane "po përmirësohen" theksoi sekretarja e Shtetit. Clinton foli për "tregues pozitivë" në fushat e arsimit, shëndetësisë, prodhimit bujqësor ose rritjes ekonomike, duke shprehur në të njëjtën kohë besimin për "më tepër rezultate" të reformave të premtuara nga presidenti afgan Hamid Karzai. Ajo konfirmoi se do të shkojë në Kabul më 20 korrik për një konferencë lidhur me angazhimin ndërkombëtar të njoftuar gjatë një samiti të mëparshëm në janar në Londër. /I.Pu.
KOMENTE