Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Agjencitë turistike rrisin çmimet me 20% për paketat turistike në Turqi
English

Agjencitë turistike rrisin çmimet me 20% për paketat turistike në Turqi

Tiranë, 19 Qershor 2010 NOA/ Rajmonda Lajthia – Kriza ekonomike botërore mund të konsiderohet e kaluar, ndaj mos prisni që ky sezon veror të ketë oferta turistike. Përkundrazi. Çmimet drejt destinacionit kryesor Turqi janë rritur deri në 20 % nga një vit më parë.

Besnik Vathi, përfaqësues i një prej agjencive turistike në vend, thotë se këtij viti çmimet janë në normalitetin e tyre. Sipas tij, kjo do të thotë se nëse një vit më parë pati oferta turistike për shkak të krizës, këtij viti çmimet janë rikthyer si në vitin 2008, pra deri në 20 për qind më të larta se në vitin 2009.

Bëhet fjalë për destinacionin kryesor Antalia. Por çmimet janë rritur edhe në qytete të tjera turistike turke si Kemer, Alania, Bodrum, etj.

Ndërkohë shumë njerëz pohojnë se çmimet e rritura vijnë dhe nga spekulimet e disa agjencive.

Artani ka shkuar tre herë në Turqi, por thotë se këtë vit çmimet janë rritur të paktën 20 për qind. Për më tepër, shton ai, pak agjenci kanë paketa direkte turistike, pasi më shumë luajnë rolin e sekserit duke marrë normën e tyre të fitimit, me pasojë shtrenjtimin e çmimit për klientët që nuk dijnë shumë nga këto hile.

Ndërkaq duket se do të jetë e vështirë për t’u përsëritur praktika e një viti më parë, kur Spanja ofrohej me çarter direkt nga agjencitë turistike.

“Nuk ka operatorë që të ofrojnë Spanjën me linjë direkte. Ky fakt u eksplorua një vit më parë por nuk pati numër të lartë pushuesish”- thotë Vathi.

E nëse mendoni se vendi fqinjë Greqia është në krizë ekonomike dhe ky fakt ka bërë që çmimet e hoteleve të ulen, gaboheni. Sipas të dhënave nga agjencitë turistike, Greqia edhe pse ka bërë disa oferta verore, sërish mbetet e shtrenjtë për standardin e shqiptarëve. Vendet e rajonit, si FYROM (ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë), Mali i Zi apo Kroacia mbeten alternativat me çmime relativisht të larta turistike, për shkak të një numri konstant të pushuesve që frekuentojnë këtë zonë, kryesisht rusë, francezë, gjermanë, etj. Por ajo që po shikohet si një tendencë e shqiptarëve është dëshira për të pushuar me kroçera.

Numri i pushuesve që kalojnë pushimet me kroçera po njeh rritje nga viti në vit. “Çmimet e këtij shërbimi fillojnë nga 110 dollarë për katër net në vendet skandinave”, - vijon më tej Vathi.

r.l/NOA

KOMENTE