English

Brammertz: Serbia t’i intensifikojë kërkimet për të akuzuarit

Hagë, 19 qershor, NOA - Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi u bën thirrje autoriteteve serbe që të miratojnë një strategji të re për ndjekjen e dy të akuzuarve për krime në luftërat e Ballkanit, gjatë viteve ’90.

Serge Brammertz i tha Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se ish-komandanti serb i Bosnjës, Ratko Mlladiq, që akuzohet për gjenocid, dhe politikani serb nga Kroacia, Goran Haxhiq, i akuzuar për krime kundër njerëzimit, nuk janë kapur ende, për shkak se “startegjitë operacionale” të Serbisë nuk po funksionojnë.

Brammertz tha se Tribunali Ndërkombëtar ka kërkuar nga Serbia që t’i intensifikojë kërkimet.

“Sigurisht, ne jemi duke punuar mbi supozimin se si (Mlladiqi) është i gjallë. Siç e përmenda, shërbimet operative në Serbi po bëjnë disa hetime. Supozimi i tyre dhe i yni është se ai po fshihet dhe kjo i arsyeton operacionet e vazhdueshme”, tha Brammertz.

Synimet e Beogradit për t’iu bashkuar Unionit Evropian ishin penguar për shkak të marrëdhënieve të dobëta me Tribunalin, i cili ishte themeluar për t’i ndëshkuar përgjegjësit e luftërave në Ballkan.

NOA/RFE

KOMENTE