English

Java Kulturore Në Tiranë

TIRANË, 19 Qershor/ATSH-Suada Daci/. - Gjatë javës në vijim, institucionet kulturore në kryeqytet parashikojnë një axhendë të pasur me aktivitete. Disa prej tyre janë si më poshtë: - Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit shfaqet për herë të parë premiera e baletit "Zorba" në 25, 26, 28, 29, 30 qershor. - Në Teatrin e Metropolit në datat 24-27 qershor, shfaqet premiera e komedisë "Më e vërtetë se e vërteta". - Në Muzeun Historik Kombëtar qëndron e hapur ekspozita "Stolitë e grave shqiptare" nga koleksionisti Lulzim Perati. - Në Galerinë Kombëtare të Arteve qëndron e hapur ekspozita "Rikthim" e Pashk Përvathit. - Në Kinema 'Millenium' shfaqet ne 24 qershor komedia "The Bounty Hunter" me aktoret Jennifer Aniston dhe Gerard Butler. - Në Kinema 'Imperial' do të shfaqet më 25 qershor premiera e filmit "The Wolfman". /s.s./
KOMENTE