Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilltarët E Pd, Rama Përgjegjës Për Trafikun E Tiranës
English

Këshilltarët E Pd, Rama Përgjegjës Për Trafikun E Tiranës

TIRANA, 19 Qershor/ ATSH-Gjergji Mima/ - Anëtari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Taulant Bino, është shprehur sot i shqetësuar për gjendjen kaotike të trafikut rrugor në kryeqytet dhe për ndotjen që sjell ai. "Po mbushen afro dy muaj që qyteti gjendet i bllokuar nga kryebashkiaku Rama, një rast ky unikal për një kryeqytet europian. Një muaj më parë ai bllokoi bulevardin për 18 ditë. Në mbarim të tij vendosi papandehur të bllokonte të gjitha rrugët lidhëse me sheshin "Skënderbej", u shpreh zv/ministri i Mjedisit, Taulant Bino. "Sot jemi kthyer në një situatë sa tragjike dhe aq qesharake. Në një krah qytetarët vuajnë trafikun, pluhurin dhe vapën, ndërsa në krahun tjetër ai që bllokon qytetin, jo vetëm që nuk shkon në punë, por tashmë edhe banon jashtë Tiranës, në zonën e gjelbëruar dhe pa vapë të Pezës", shtoi Bino. Këshilltari i PD-së, Bino tha se, "sikurse eshte theksuar dhe në prononcime të tjera të Partisë Demokratike, ky bllokim ka shkaktuar jo vetëm vështirësi në lëvizje, por edhe paralizë të jetës së qytetit. Bllokimi ka shkaktuar trafik tejmase të rënduar dhe ndotje masive të ajrit të qytetit si pasojë e trafikut dhe e pluhurit në ajër". Sipas tij, "Tirana është qyteti më i ndotur në Europë. Cilësia e ajrit në Tiranë është 2-3 herë më e ndotur se norma e shëndetit publik. Të dhënat më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetesise tregojnë se pluhuri në ajër në qendrën e Tiranës, në pikën monitoruese të Hotel Tiranës, është 124 mikrogram/m3 ose 3 herë më e lartë se norma europiane e shëndetit publik. Pluhuri shkaktohet nga trafiku i rënduar, nga rrugët që nuk pastrohen, por vetëm spërkaten, nga punimet në vetë sheshin "Skenderbej". "Ajri është i tillë sepse në qytet nuk ka qarkullim të lirë, në qytet mungojnë investimet për akse të reja rrugore, mungon transporti alternativ dhe hapësirat e gjelbra janë reduktuar në 3.1.m2/frymë e kthyer në betonishte. Ne nuk e shohim ajrin, por e ndiejme atë çdo dite në mushkëritë e fëmijeve që po rriten në këtë pluhur. E ndiejmë si prindër dhe si qytetarë që kemi përgjegjësinë për lënien e qytetit në duart e një njeriu të papërgjegjshëm", tha ai. Bino i ka kërkuar kryebashkiakut Rama që të lirojë trafikun dhe të çliroje qytetarët, të lërë trillimet me kriza dhe t'i shtrohet punës. Sipas tij, "Rama duhet të japë alternativa për zhvillimin e qytetit, alternativa për transportin, trafikun dhe jetën sociale e ekonomike të kryeqytetit". /a.ke/
KOMENTE