Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kirgistan - Rusia Mund Të Dërgojë Trupa Ushtarake
English

Kirgistan - Rusia Mund Të Dërgojë Trupa Ushtarake

MOSKË, 18 qershor /ATSH-ANSA/ - Rusia po shqyrton mundësinë për të dërguar trupa ushtarake për të mbrojtur infrastruktura dhe zona strategjike në Kirgistan, siç është kërkuar nga qeveria e përkohshme e Bishkekut, njoftuan sot agjencitë ruse duke cituar një burim të ministrisë së Mbrojtjes. "Konfirmojmë që ka pasur një kërkesë të autoriteteve kirgize për dërgimin e ushtarëve rusë për të mbrojtur infrastruktura strategjike. Kërkesën e kemi marrë në konsideratë. Ende nuk është marrë asnjë vendim", deklaroi burimi, cituar nga agjencitë Ria, Itar-Tass dhe Interfax. Presidentja kirgize e përkohshme, Roza Otunbaieva, deklaroi sot për radion kombëtare se ushtarët rusë do të mbrojnë disa zona strategjike në Kirgistan. Ditë më parë qeveria e Bishkekut i kërkoi Moskës të dërgojë disa trupa ushtarake për të mbrojtur centralet elektrike, ura, ujësjellsa dhe ndërtesa të tjera strategjike. /e.v/
KOMENTE