Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë - Propozohet Krijimi I Një Instituti Për Hulmtimin E Krimeve Të Luftës
English

Kosovë - Propozohet Krijimi I Një Instituti Për Hulmtimin E Krimeve Të Luftës

PRISHTINË, 18 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi propozoi të premten krijimin e një instituti për hulumtimin e krimeve të luftës në vend, gjatë fjalës së tij në promovimin e vëllimit të parë të monografisë "Krimet e Luftës në Kosovë, 1998-1999", botuar nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ). "Nga ky promovim dëshiroj t'ju bëj dy propozime, të cilat do t'i mbështesë qeveria e Kosovës në të ardhmen; botimin e arkivave të nënkëshillave të KMDLNJ-së nëpër komuna, dhe krijimin e një instituti për hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë", theksoi zv/kryeministri Kuçi. Ai vlerësoi se botimi i monografisë është dëshmi e një pune dhe angazhimi të madh të një brezi të tërë veprimtarësh nga të gjitha fushat, por edhe një përmendore e dëshmive të një kohe, e sakrificave të një populli për lirinë e vet. "Dje, e vërteta për Kosovën dhe krimet e makinerisë gjenocidale të Serbisë, e bëri Aleancën Veriatlantike që të fillojë bombardimet kundër kësaj makinerie. Sot, e vërteta për Kosovën, për luftën, për vuajtjet dhe sakrificën e popullit, është arma më e fortë për mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës, prandaj qeveria e Kosovës do të mbështesë të gjithë ata që e thonë dhe e shpërndajnë këtë të vërtetë", u shpreh zv/kryeministri Kuçi. /s.s./
KOMENTE