Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizja Socialiste për Integrim: Të mblidhet tryeza e partive për reformën zgjedhore
English

Lëvizja Socialiste për Integrim: Të mblidhet tryeza e partive për reformën zgjedhore

Tiranë, 19 qershor, NOA, Update – Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar sot mbledhjen e tryezës së partive politike për reformën zgjedhore. Në komunikimin e zhvilluar me mediat, Sekretari i Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Çështjet Ligjore në LSI, Spartak Braho, deklaroi se në këtë tryeze nuk duhet të marrin pjesë vetëm partitë parlamentare, por duhet të jetë një takim gjithëpërfshirës.

Nevoja për ndryshimet në ligjin elektoral, sipas Brahos, vjen si domosdoshmëri për realizimin e zgjedhjeve sipas standardeve të kërkuara.

Braho ka theksuar se në realizimin e reformës Partia Socialiste mund të kërkojë dhe përmirësimin e Kodit në ato probleme që u vunë re në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Braho u shpreh se LSI-ja do të paraqitet në tryezën e partive me një draft konkret që do të ketë në qendër rekomandimet e OSBE/ODHIR.

Në këtë mënyrë Braho ka theksuar se klasa politike duhet të fokusohet më tepër në çështje që kanë të bëjnë me përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme vendore.

m.xh/NOA

KOMENTE