English

Libra Të Rinj Në Libraritë E Tiranës

TIRANË, 19 Qershor /ATSH- Suada Daci/.- Stendat e librarive të kryeqytetit janë pasuruar këtë javë me një numër librash të rinj nga autorë shqiptarë dhe të huaj. Disa prej tyre janë: Romani "Dhoma e qelibartë" i Steve Berry, është një thriller i fuqishëm që përdor ngjarje të jetës reale, dhe një rrëfim enigmatik që e lidh lexuesin që në kapitujt e parë. Ky roman është botuar nga shtëpia botuese "Bota Shqiptare" dhe kushton 800 lekë. "Ku do shkojmë o Ba? ", është libri më i ri i autorit Jean-Louis Fournier. Dy fëmijë me aftësi të kufizuara, familje e braktisur nga nëna, përjetime të pazakonta, marrëdhënie tronditëse, ky është thelbi i librit autobiografik të Jean-Louis Fournier, që vazhdon të ngjallë debate te lexuesit. Ai vjen nga shtëpia botuese "Ombra GVG", dhe kushton 500 lekë. "Deshifrim i Simbol i Humbur", titullohet libri i Simon Cox. Autori i bestsellerit "Sekretet e Ëngjëj dhe Djaj", ofron këtë herë udhëzuesin e parë shterrues për të gjithë misteret në Simbol i Humbur. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese "Bota Shqiptare" dhe kushton 800 lekë. "Ditari i një Vampiri" është libri më i ri i shkrimtarit L.J.Smith. Në këtë roman personazhet dashurohen, urrehen, dhe mundohen t'i shpëtojnë një fati të errët. Vjen nga Shtëpia Botuese "Bota Shqiptare" dhe kushton 1000 lekë./s.s./
KOMENTE