English

Lindje E Mesme - Ehud Barak Do Të Takohet Me Ban Ki-Moon Dhe Hillary Clinton Në Shba

JERUSALEM, 19 qershor /ATSH-AFP/ - Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak pritet të fillojë nesër një vizitë në Shtetet e Bashkuara gjatë të cilës do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon dhe me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, njoftoi sot Ministria izraelite e Mbrojtjes. "Ministri i Mbrojtjes do të takohet me zyrtarët politikë, ushtarakë dhe të shërbimeve të zbulimit të administratës amerikane si dhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon dhe me drejtues të cilët do të marrin pjesë në mbledhjen e Internacionales Socialiste në Nju Jork", shtoi Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë. "Ministri do të takohet në Uashington, edhe me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, me sekretarin për Mbrojtjen, Robert Gates, me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura amerikane, admiralin Michael Mullen si dhe me këshilltarin për sigurinë kombëtare James Jones", thuhet në komunikatë ku njoftohet se Barak do të kthehet nga Shtetet e Bashkuara ditën e enjte. /I.Pu.
KOMENTE