English

Medvedev: Rusia E Shqetësuar Për Të Ardhmen E Euros

SHËN-PETERBURG, 19 qershor /ATSH-AFP/ - Presidentit rus, Dmitri Medvedev deklaroi sot shqetësimin për një valë të dytë krize financiare dhe përsëriti se vendi i tij ishte shumë i shqetësuar për të ardhmen e euros, monedhë që përfaqëson më tepër se 40 për qind të rezervave të Rusisë. "Jemi të shqetësuar për një valë të dytë krize", deklaroi ai gjatë një fjalimi përmbyllës të edicioni i katërmbëdhjetë të Forumit Ekonomik të Shën Petërburgut. "Jemi shumë të shqetësuar për të ardhmen e euros. Shpresojmë që të ketë një rikuperim të shpejtë sepse është po ashtu valuta jonë. Nuk është vetëm valuta e Bashkimit Evropian, por është një valutë që e përdorim në formën e një monedhe rezervë", theksoi presidenti rus. Autoritetet ruse po ndjekin ''nga afër diskutimet në Bashkimin Evropian dhe ''po matim me kujdes pulsin e ekonomisë sonë, po studiojmë tendencat dhe po mbikëqyrim trajektoren e valutave të huaja", u shpreh ai./ /i.p/
KOMENTE