Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarandë: Burg Pa Afat Për Dy Agjentë Të Antiterrorit Ndërkombëtar
English

Sarandë: Burg Pa Afat Për Dy "Agjentë" Të Antiterrorit Ndërkombëtar

SARANDË, 18 Qershor/ATSH-Telnis Skuqi/ - Gjykata e Sarandës la sot në arrest në burg dy "agjentë", të ndaluar tre ditë më parë në Qafë Botë, me akuzën e falsifikimit të dokumenteva të rëndësishme shtetërore. Masa e sigurisë për Erand Likën dhe Mikel Xhetën, të dy nga Shupenza e Dibrës, është marrë nga gjyqtarja Nevrie Duka, pas kërkesës së paraqitur nga prokurori i çështjes penale Julian Çafka. Të dy të ndaluarit akuzohen nga institucioni i akuzës për tre vepra penale "falsifikim të dokumenteve", "përvetësim të titujve pa të drejtë", si dhe "për kalim të paligjshëm të kufirit". Nga hetimet e para ka rezultuar se dy shtetasit e lartëpërmendur, në tentativë për të hyrë ilegalisht në Greqi, janë paraqitur në doganën e Qafë Botës, rreth 30 km larg Sarandës, si "agjentë" të antiterrorit ndërkombëtar, por autoritetet greke i deportuan në atdhe disa orë më pas./s.s./
KOMENTE