Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sezoni Veror, Qytetarët Shqiptarë Pa Viza Në Kroaci
English

Sezoni Veror, Qytetarët Shqiptarë Pa Viza Në Kroaci

-Vendimin e qeverisë kroate e ka përcjellë ambasadori i Kroacisë në Tiranë, Darko Javorski, në një takim që pati me Kryeministrin Sali Berisha- TIRANË, 18 Qershor/ATSH/- Qytetarët shqiptarë do të lëvizin pa viza në Kroaci përgjatë periudhës 1 korrik-31 tetor 2010. Vendimin e qeverisë kroate për të hequr vizat për qytetarët shqiptarë e ka përcjellë ambasadori i Kroacisë në Tiranë, Darko Javorski, në një takim që pati të premten me Kryeministrin Sali Berisha. Zyra e shtypit e qeverisë së Shqipërisë, bëri të ditur se ambasadori kroat i bëri me dije kryeministrit Berisha vendimin e qeverise kroate për të hequr vizat si një shprehje marrëdhënieve të ngushta të partneritet dhe miqësisë që ekzistojnë midis dy vendeve, të cilat u anëtarësuan së bashku në NATO dhe kanë ndërtuar një gamë të gjerë bashkëpunimi të shkëlqyer në të gjitha fushat, në dobi të së mirës së ndërsjellë të dy popujve. Ky vendim, tha ambasadori kroat, vjen edhe si rezultat i arritjeve të qeverise shqiptare në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave me BE, çka ka bërë të mundur që kontrolli i kufijve dhe siguria e dokumenteve në Shqipëri të jetë në standardet më të larta në Evropë. "Ne presim që se shpejti shqiptarët të marrin lajmin e mirë për lëvizjen pa viza në BE", u shpreh Javorski. Kryeministri Berisha, pasi e falënderoi ambasadorin kroat për këtë lajm, u shpreh se "vendimi i qeverisë kroate është një kontribut i rëndësishëm neë konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe një ndihmesë e çmuar për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në rajon". Vendimi për heqjen e vizave për sezonin turistik, i cili u mor pas insistimit të qeverisë shqiptare, do t'i sjellë një shërbim të madh qytetarëve shqiptarë, që dëshirojnë të kalojnë pushimet në Kroaci, apo të zhvillojnë aktivitete të ndryshme tregtare me Kroacinë. Por në veçanti ai lehtëson jashtëzakonisht emigrantet shqiptare që dëshirojnë të kalojnë pushimet në Shqipëri me familjet e tyre dhe u duhet për ketë të lëvizin tranzit përmes Kroacisë. /k.sh/
KOMENTE