Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkatërrim I Një Rrjeti Trafiku Qëniesh Njerzore Nga Rumania Drejt Italisë
English

Shkatërrim I Një Rrjeti Trafiku Qëniesh Njerzore Nga Rumania Drejt Italisë

BUKURESHT, 18 qershor /ATSH-AFP/ - Autoritetet rumune dhe ato italiane shkatërruan sot një rrjet trafiku qeniesh njerëzore drejt Italisë, që besohet se shfrytëzon për prostitucion më tepër se 150 femra, pjesa më e madhe të mitura, njoftuan sot burime policore të dy vendeve. "Sot, është zhvilluar një aksion i përbashkët në Itali dhe Rumani për arrestimin e të dyshuarve për shfrytëzim të personave seksualisht dhe trafik të qenieve njerëzore", theksoi policia rumune përmes një deklarate. Në Rumani, autoritetet kanë ndaluar 14 persona në pesë departamente, të cilin ishin objekt i një mandatarresti evropian të lëshuar nga gjykata e Milanon. Policia konstatoi se një i dyshuar i pesëmbëdhjetë ndodhej tashmë në burg për përfshirje në një tjetër çështje. Në Itali, 26 persona u arrestuan po sot, theksoi një zyra i policisë italiane që kishin lidhje me rrjetin në Bukuresht. Rrjeti formohej nga 57 persona, shumica e të cilëve shtetas rumunë dhe italianë. Sipas autoriteteve, rrjeti që prej vitit 2008 "rekrutonte, transportonte dhe shfrytëzonte për prostitucion" më tepër 150 vajza në Monza, Milano dhe rajone të tjera të Italisë./ /i.p/
KOMENTE