Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Anglia Zhgënjen Sërish, Në Dyshim Kualifikimi
English

Sport-Botëror/ Anglia Zhgënjen Sërish, Në Dyshim Kualifikimi

TIRANË, 18 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Anglia e trajnerit italian Fabio Kapelo nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e dytë të Grupit C kundër Algjerisë. Megjithë përpjekjet dhe goditjet nga distanca të Runit, ishullorët nuk arritën të gjejnë rrjetën e portierit Bohli, kjo falë edhe vendosjes mjaft të mirë të algjerianëve në fushë, duke mos u lejuar hapësira yjeve të skuadrës së Kapelos. Në minutën e 83-të tekniku italian, në kërkim të 3 pikëshit hedh në fushë edhe sulmuesin shtatlartë të Totenhemit, Piter Krouç. Por as futja e Krouç nuk i dha avantazhin Anglisë. Ndeshja mbyllet në barazim pa gola dhe dhurata e "tre luanëve" për Kapelon me rastin e 64 vjetorit të tij është vetëm 1 pikë. Pas kësaj ndeshje, Sllovenia udhëheq grupin me 4 pikë, e ndjekur nga Anglia dhe SHBA me nga 2 pikë dhe Algjeria 1 pikë. Kualifikimi mbetet i hapur për të katra kombëtaret e Grupit C dhe përcaktuese do të jenë ndeshjet e treta, ku Anglia do përballet me Slloveninë dhe SHBA me Algjerinë. Nesër luhen ndeshjet e Grupit E, Holandë-Japoni në orën 13:30 e Kamerun-Danimarkë në orën 20:30, si dhe ndeshja e Grupit D, Ganë-Australi në orën 16:00. Grupi C Angli - Algjeri 0-0 Angli (4-4-2): James; Johnson, Carragher, Terry, A. Cole; Lennon (Ëright-Phillips), Gerrard, Lampard, Barry (39' st Crouch); Heskey (Defoe), Rooney. Trajner: Fabio Capello Algjeri (4-4-1-1): M'Bohli; Bougherra, Halliche, Yahia, Belhadj; Boudebouz (Abdoun), Yebda (Mesbah), Lacen, Ziani (Guedioura); Kadir; Matmour. Trajner: Saadane
KOMENTE