Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Holandë - Japoni, Sfida Për Kryesimin E Grupit E
English

Sport-Botëror/ Holandë - Japoni, Sfida Për Kryesimin E Grupit E

TIRANË, 19 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Megjithë fitoren ndaj danezëve, Holanda u shfaq në një formë jo fort bindëse në ndeshjen e parë të grupit E. Ndërkohë që kundër japonezëve, të cilët patën edhe pak fat në suksesin ndaj Kamerunit, u duhet një fitore për të pasur më tepër kohë për t'u përgatitur për fazën me eliminim direkt. Edhe një barazim nuk do të ishte i keq për të dyja skuadrat, që kryesojnë aktualisht grupin me 3 pikë, ndonëse do të linte gjithçka të hapur për kualifikimin dhe vendin e parë. Përderisa aziatikët përpiqen të luajnë hapur nuk përjashtohet të jetë edhe një sfidë me gola Arjen Robben s'pritet të jetë gati as për këtë ndeshje, prandaj Rafael van der Vaart do të vazhdojë të luajë në të majtë. Pjesa tjetër nuk duhet të ndryshojë shumë nga ndeshja e parë, megjithëse mund të ketë hapësirë edhe për Elian si titullar. Formacioni i mundshëm për tranerin Bert Van Marvijk pritet të jetë (4-2-3-1): Stekelenburg; Van der Wiel, Heitinga, Mathijsen, Van Bronkhorst; Van Bommel, De Jong; Kuyt, Sneijder, Van der Vaart; Elia Tek Japonia, Makoto Hasebe, duhet të rikonfirmohet në formacionin titullar, megjithë problemet fizike që ka pasur. Ndërkohë që trajneri japonez nuk është i prirur të ndryshojë shumë nga ndeshja e fituar ndaj Kamerunit. Formacioni i mundshëm është (4-5-1): Kawashima; Konno, Nakazaëa, Tulio, Nagatomo; Abe, Endo; Honda, Hasebe, Okubo; Okazaki - Mundësitë (në %) sipas mesatares së agjencive të basteve 64% 1 22% X 14% 2 - Statistika që duhen ditur - Holanda i ka fituar të tre Botërorët kundër ekipeve aziatike, duke shënuar edhe 10 gola. - Japonia regjistroi vetëm tre gjuajtje në fitoren kundër Kamerunit: ky ishte numri më i vogël i një ekipi fitues përsa i takon Botërorëve duke nisur nga viti 1966 - Portokallinjtë kanë pësuar vetëm dy gola në 5 ndeshjet e fundit të finaleve të Botërorit - Suksesi i japonezëve ndaj Kamerunit ishte i pari i tyre në finalet e Botërorëve të zhvilluar jashtë Japonisë - Aziatikët kanë përballuar ekipet evropiane në Botërorë gjatë 5 rasteve, duke fituar vetëm një herë dhe duke mos arritur të shënojnë në tre nga ato ndeshje - Ndaj Danimarkës, Uesley Sneijder kompletoi me sukses 61 nga 65 pasimet e kryera, duke krijuar edhe 5 raste shënimi për shokët e tij të skuadrës Grupi E Hollandë - Japoni 19 qershor, ora 13:30 "Moses Mabhida Stadium", Durban; Gjyqtar: Hector Baldassi (Argjentinë) /s.s./
KOMENTE