English

Tiranë- Tre Struktura Kryesore Të Bashkisë, Në Një Godinë Të Re

TIRANA, 18 Qershor/ ATSH-Gjergji Mima/ - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama përuroi të premten rikonstruksionin e godinës, ku do të ushtrojnë funksionet tre nga strukturat e rëndësishme të saj, drejtoria e taksave dhe tarifave vendore, policia bashkiake dhe inspektoriati ndërtimor urbanistik. Ambientet për tre strukturat janë projektuar tek një pjesë e ndërtesës së ish-uzinës Mekanike, pranë zonës së "21 Dhjetorit". Funksionet e reja që ka marrë godina, të lidhura me sensin administrativ dhe publik, sipas bashkisë së Tiranës, kërkuan ndërhyrje të veçanta në organizimin hapësinor të saj, për t'u ofruar qytetarëve të kryeqytetit mundësinë e një shërbimi cilësor dhe sipas standardeve evropiane. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama tha në përurimin e kësaj godine se "disa struktura shumë të rëndësishme të bashkisë, që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me publikun, do të mund të shërbejnë tashmë në mënyrën më të kulturuar". /k.sh/
KOMENTE