Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdes nobelisti Jose Saramago
English

Vdes nobelisti Jose Saramago

Spanjë, 19 qershor, NOA - Jose Saramago, fitues i çmimit Nobel në letërsi ka vdekur dje në moshën 87 vjeçare. Mjeshtri i realizimit magjik dhe një prej polemistëve më të njohur mbi zhvillimin e shoqërisë gjatë shekullit të fundit, ka vdekur në shtëpinë e tij në ishullin spanjoll Lanzarote.

Saramago ka lindur në Portugali, por i përket brezit të autorëve që kanë bërë historinë e realizimit magjik. Saramago vdiq për shkak të një sëmundje të gjatë dhe problemeve të tjera shëndetësore.

“Sot humbën njeriun më të madh të Portugalisë”, tha për gazetarët kryeministri portugez Hoze Sokrates.

Saramago ka lindur në 16 dhjetor të vitit 1922. Ai është i njohur si shkrimtar dhe gazetar. Në vitin 1998 mori çmimin Nobel për krijimtarinë në letërsi. Ai është autor i më shumë se 16 librave të njohur në gjithë botën.

Në gjuhën shqipe janë përkthyer disa vepra. Krijimi më i mirë i tij cilësohet “Verbëria”, i cili është ribotuar disa herë. Një libër që sipas vet autorit flet për brishtësinë e civilizimit tonë dhe për lehtësinë e rrënimit të tij.

“Me urinë, luftën, shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, jemi në një ferr të vërtetë. Katastrofa e vërtetë është verbëria jonë kolektive dhe verbëria është portretizimi më i dhimbshëm i njerëzimit në situatën aktuale”, shprehej autori për veprën e ka lënë testament për botën.

m.xh/NOA

KOMENTE