English

Afrikë e Jugut 2010, atmosferë e tensionuar prej shpërthimit në Johanesburg

Afrikë e Jugut, 21 Qershor NOA - Atmosferë e tensionuar në Johanesburg dhe kjo si rrjedhojë e një shpërthimi jo shumë larg këtij qyteti. Megjithatë, kanë qenë burimet policore të cilat kanë qetësuar të gjithë duke bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për një akt terrorist, por për një shpërthim të kontrolluar të një fabrike dhe kjo të paktën siç shkruhet në të përditshmen spanjolle “Mundo Deportivo”.

Edhe pas këtij lajmi sërish të gjithë gazetarët janë detyruar të largohen nga salla e shtypit dhe kjo pasi ishin alarmuar për vënien e një bombe.

Pas kontrollit që u bë nga autoritet u verifikua gjendja dhe u kthye sërish në normalitet.

r.b/NOA

KOMENTE