Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afrikë e Jugut 2010: Paraguaji imponohet për në Tetëshe të Botërorit
English

Afrikë e Jugut 2010: Paraguaji imponohet për në Tetëshe të Botërorit

Bloemfontein, 20 qershor, NOA – 2 gola të shënuar pa ndonjë mundim kundër Sllovakisë, në stadiumin e Bloemfonteinit në Afrikën e Jugut. bën që Paraguaji t’i gëzohet një bilete për në tetëshe të botërorit të futbollit, duke i dhënë një sinjal edhe Italisë, për marrjen e kreut të Grupit F.

2-0 kundër Sllovakisë, për latino-amerikanët e Paraguajit shënuan në minutën e 27’, Enrique Daniel Vera, ndërsa golin e dytë që përmbysi ëndrrat e Sllovakisë, e shënoi në minutën e 86’ Cristian Riveros, duke i dhënë shpresa Paraguajit për të dalë nga faza në grup.

Skuadra e Martinos nuk është se luajti ndonjë lojë të bukur, por mjaft të kujdesshme dhe të arsyeshme, që rezultoi me fitoren e 3 pikëshit të nevojshëm, për të marrë deri ma tash kreun e grupit F me plot 4 pikë.

Zgjedhja e e Martinos për të luajtur në ofensivë, ndryshe nga ndeshja me Italinë, e ka shpërblyer Paraguajin, me një sulm të trefishtë nga të dyja anët me Valdez dhe Santa Cruz, duket ishin zgjidhja e garantuar e fitores.

Hapësirat e krijuara nga Valdez dhe Santa Cruz sollën edhe përgjigjen e mesfushës me dy golla të shënuar nga Vera dhe Riveros, duke dënuar Sllovakinë me bërjen gati të valixheve për t’u kthyer për në shtëpi.

U duk qartë gjatë rasteve të golave se ekipi i Weiss nuk ishte në gjendje të shënonte ndaj Paraguajit, pas lojës zhgënjyese të Sllovakisë kundër Zelandës së Re.

Pas barazimit me Italinë, dhe ndeshjes me Sllovakinë, me 4 pikë gjithsej, Paraguajit i nevojitet edhe një fitore me Zelandën e Re, për të siguruar hyrjen në 16-e apo në ndeshjet e eliminimit të botërorit të futbollit, ndërsa Sllovakia me dy ndeshje në grup të humbura nuk ka më asnjë shans në ndeshjen me Italinë, përveçse të bëjnë gati valixhet.

mit/NOA
KOMENTE