English

Afrikë e Jugut 2010, tifozi i Anglisë futet në dhomat e zhveshjes

Johanesburg, 20 qershor, NOA - Nuk është një moment aspak i këndshëm për Anglinë dhe teknikun e saj Fabio Kapelo.

Pasi sikur të mos mjaftonin rezultatet negative që kanë marrë në këtë fillim Botërori tashmë ata janë përballur dhe me një tifoz, i cili ka arritur të futet në brendësi të ambienteve ku skuadra e Kapelos kryen stërvitjen e saj.

Kështu siç është bërë e ditur në fund të ndeshjes me Algjerinë një tifoz i kësaj skuadre u ka shpëtuar kontrollit të sigurisë të FIFA-s dhe është futur në dhomat e zhveshjes vetëm pak kohë pasi ishin larguar princërit William dhe Harry.

“Kjo është diçka e papranueshme, por fatmirësisht nuk ka ndodhur asgjë e rëndë”, - deklaruan autoritetet e Federatës së Futbollit në Angli.

r.b/NOA
KOMENTE