English

Arrestohen Dy Persona Per Kontrabande Mallrash

- Gjate operacionit të koduar "Kapshtica 2" të Policisë së Tiranës- TIRANE, 20 Qershor/ATSH/- Dy persona të dyshuar për kontrabandë mallrash, u arrestuan sot në një operacion të Policisë së Tiranës. Burime zyrtare nga Policia e Qarkut bënë të ditur sot se shtetasit Bujar Xhambazi, 33 vjeç dhe Tauland Xhambazi, 23 vjeç, me banim në Tiranë, u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar "Kapshtica 2". Keta shtetas u kapën në Kthesën e Lundrës në Tiranë, duke trasportuar mallra kontrabandë në automjetin tip Mercedes Benz me targë KO 748A. Këta persona dyshohen se në bashkepunim edhe me persona të tjerë, kanë sjellë nga Greqia për në Shqipëri, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, një sasi të konsiderueshme mallrash industrialë, kryesisht veshje si, pantallona xhinse, pantallona të llojeve të ndryshme për femra e meshkuj, të cilat i kalonin duke iu shmangur kontolleve doganore e për rrjedhojë edhe detyrimeve doganore e tatimore. Bëhet e ditur gjithashtu se forcat e policisë ushtruan kontroll edhe ne ambjentet e subjektit tregëtar të shtetasit Taulant Xhambazi, i cili kishte porositur mallin, nga ku rezultoi se ky i fundit kishte mallra të pajustifikuara me fatura tatimore, mallra te cilat u konfiskuan nga specialistët e Strukturës së Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë. Në këtë operacion u sekuetruan me cilësinë e provës materiale një sasi mallrash kontrabandë si, bluza dhe pantallona të llojeve të ndryshme me vlerë 30 mijë euro si dhe Furgoni Mercedes Benz Sprinter me ngjyre gri me targe KO 748A. Çështja në fjalë i kaloi për hetime të mëtejshme Prokurorisë për veprat penale të "Tregtimit dhe transportimit të mallrave kontrabandë", ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. /a.m//a.ke/
KOMENTE