Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Porti Detar Hap Dyert Për Qytetarët Dhe Veprimtaritë Kulturore
English

Durrës: Porti Detar Hap Dyert Për Qytetarët Dhe Veprimtaritë Kulturore

DURRES, 20 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Porti detari i Durrësit ka qenë krejtësisht i hapur gjatë gjithë mbrëmjes së kaluar për vizitat e qytetarëve në zonat e ndryshme portuale, si dhe duke mbështetur veprimtaritë kulturore për të gjitha grupmoshat. Drejtori i Autoritetit portual, Eduard Ndreu tha për ATSH-në se performaca "Porti yt" kushtuar fëmijëve, hapi serinë e veprimtarive të organizuara në sektorë të ndryshëm të portit, ku qytetarët patën mundësi të shikonin nga afër mjediset e kullës së Kapitenerisë, Sallën operative të sistemit të sigurisë, Terminalin e konteinerëve dhe Kontrollin doganor me anë të skanimit. "Zjarrfikësit portualë organizuan një performacë të veçantë me automjetet dhe forcat e shpëtimit portual", shtoi Ndreu. Ekspozita e arteve pamore bashkëkohore me temë nga porti ishte një nga stacionet e shikuesve të shumtë që mbushën mbrëmë për herë të parë mjediset e portit më të madh të vendit, ndërsa koncerti me muzikë Pop dhe Rock ka bashkuar për herë të parë këngëtaren Samanta Karavello dhe bendin muzikor të Vedat Ademit. Artistët e rinj të kompanisë teatrore "Dance theatre" nën drejtimin e Gjergj Prevazit intepretuan në mjedise të hapura disa nga etydet më të bukura të përgatitura në vite. Nën ritmet e DJ të ardhur nga Durrësi dhe Tirana një pjesë e madhe e të rinjve kanë qëndruar deri në orët e vona të natës në portin e Durrësit./n.m/
KOMENTE