English

Gjermania: Izraeli duhet të sqarojë miqtë e tij

Berlin, 20 qershor, NOA - Ministri gjerman për Zhvillim Dirk Niebel ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Izraelit.

Është një gabim i madh i politikës së jashtme të qeverisë izraelite kur deklarohet që ai nuk duhet të udhëtojë për në Rripin e Gazës, tha Niebel për gazetën "Leipziger Volkszeitung".

Menjëherë pas vendimit ai kishte thënë në televizionin gjerman se qeveria izraelite nuk i sqaron miqtë e saj se përse veprojnë në këtë mënyrë.

Politikani liberal Niebel është edhe zëvendëspresidenti i shoqatës izraelito-gjermane. Këtë të dielë ai do të vizitojë në Rripin e Gazës, ku sundon Hamasi radikal, një fabrikë për përpunimin e ujërave të zeza që financohet nga ndihmat gjermane për zhvillim.

Pas sulmit ndaj anijes me ndihma turke dhe incidenteve të fundit zëra ndërkombëtare kundër Izraelit kanë ardhur gjithmonë në rritje.

m.xh/NOA/DV

KOMENTE