English

Kontrabandë me bagëti nga Maqedonia, shpallet në kërkim çobani

Goricë, (Korçë), 20 qershor, NOA – Policia e kufitare e Korçës ka shpallur në kërkim çobanin e bagëtive me akuzën për kontrabandë.

Sipas policisë së Korçës në pikën kufitare të Goricës kanë parë se një person po kalonte kufirin me disa bagëti. Policia ka arritur të identifikoj bariun i cili quhet, Petre Andoni, 20 vjeç lindur e banues në Goricë të Madhe të Korçë.

Por policia sqaron se nuk ka arritur ta arrestoj Andonin, i cili pasi a parë uniformat blu ka ikur me vrap.

“Ky shtetas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij”, sqaron policia e Korçës.

Andoni akuzohet për veprën penale “Kontrabande me mallra të tjera”.

m.xh/NOA

KOMENTE