English

Përdhunonte dhe persekutonte ish-të dashurën, arrestohet

Napoli, 21 Qershor NOA - Një 18 vjeçare nga Napoli jetonte prej disa muajsh në një terror të vërtetë dhe kjo nga ish i dashuri i saj i cili duke e kërcënuar me një thikë në dorë e detyronte atë të kryente marrëdhënie seksuale duke e persekutuar për një kohë të gjatë.

Ishin të panumërta kërcënimet që ai vazhdonte të bënte në drejtim të vajzës ku shpesh herë, e telefononte duke e sharë dhe i bërë shantazh.

Ky ferr për vajzën u ndërpre vetë ditën e sotme dhe erdhi si rrjedhojë e karabinierëve të cilët gjetën dhe më pas e arrestuan 27 vjeçarin në Teduçio të Napolit.

Personi në fjalë njihej mjaft mirë nga autoritetet policore dhe të drejtësisë për precedentë të mëparshëm dhe me akuzën e abuzimit seksual dhe shantazhit ata e dërguan të riun në burgun e Napolit ku ndodhet dhe aktualisht.

r.b/NOA

KOMENTE