English

Policia: Arresohen Dy Persona, Dyshohet Se Prodhonin Artikuj Ushqimore Në Mënyre Të Paligjshme

TIRANE, 20 Qershor/ATSH/. - Dy persona të dyshuar për prodhim të paligjshëm të artikujve ushqimord, u arrestuan sot nga forcat e Policise se Tiranës. Burime zyrtare nga Policia e Qarkut bënë të ditur se, specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan shtetasit Arben Filloli, 39 vjec dhe Gjergji Qirici, 36 vjec, me banim në Tiranë, në kuader te operacionit te koduar "Dorittos". Këto shtetas u kapën në flagrancë në afërsi të kthesës së Lundrës në Tiranë, duke transportuar me makine një sasi mallrash ushqimore kontrabandë. Ata dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, prodhonin mallra ushqimorë si, patatina të llojeve të ndryshme etj, në mënyrë të kundraligjshme. Keta persona kishin ndërtuar një ambjent në fshatin Qesarak në Tiranë, për të prodhuar dhe shitur patatina me mbishkrimin "Era Patatina Lodra", duke prodhuar këto mallra në mënyrë të kundraligjshme, pa miratimin më parë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Buqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve. Forcat e policisë u sekuestruan atyre me cilesine e proves materiale 35 mijë pako me mbishkrimin "Era Patatina Lodra", me vlerë 1 milion lekë, automjeti tip Ford me targe TR 4824 R si dhe aparatura të ndryshme që shërbenin për të prodhuar patatinat. Ndërkohë që çështja ndaj tyre do t'i kalojë Prokurorisë për veprën penale të "Prodhimit të kundraligjshëm të artikujve ushqimorë". /a.m//a.ke/
KOMENTE